Diamanti mbretëror në ankand pas 300 vitesh, pritet të shitet miliona dollar

boom+
Typography

Përgjatë 300 viteve të fundit ka qenë në duart e 4 dinastive mbretërore europiane. Por, në muajin maj, diamanti i jashtëzakonshëm blu 6.16 karatësh, “Farnese”, do të dalë në shitje për të parën herë në historinë e tij, në shtëpinë e ankandeve “Sotheby’s”.

uri i errët blu, në formë dardhe, u zbulua në minierën “Golconda” të Indisë, e fillimisht iu dhurua në vitin 1715, Elisabeth Farneses së lindur në Itali, pas martesës së saj me Mbretin Filip të Spanjës.

Që prej atëherë, diamanti i rrallë do të kalonte në më shumë se 7 breza, pasi trashëgimtarët e Elisabethës, të martuar në familje të tjera të mëdha europiane, udhëtuan në mbarë kontinentin, nga Spanja në Francë, Itali e Austri.

Në disa prej momenteve të tij më të rëndësishme, diamanti u mbajt nga Charles II, Duka i Luccas, e ka qenë edhe pjesë e kurorës me gurë të çmuar që besohet të jetë mbajtur nga Marie Antoinette.

Thuajse përgjatë të gjithë historisë së tij, ai njihej vetëm nga pjesëtarët e familjeve të përfshira, por edhe argjendarëve që kujdeseshin për të.

Muajin e ardhshëm, një familje e trungut të Mbretëreshës Elizabeth do të shesë gurin në ankandin madhështor të “Sotheby’s”, me vlerësimin e lartë të vendosur në 5 milionë franga zvicerane, apo 5.27 milionë dollarë, por sipas ekspertëve mund të shitet edhe më shumë sesa aq.