Deklarata shokuese e gazetarit italian: Papa më rrëfeu se Ferri nuk ekziston

boom+
Typography

Edhe pse në moshën 93 vjeçare, gazetari italian dhe themeluesi i prestigjiozes “La Republica” Eugenio Esse, ka shkaktuar një debat të madh në opinion publik.

Ai ka treguar se në një intervistë të realizuar me Papa Françeskun ky i fundit i ka rrëfyer një të vërtetë të madhe për jetën pas vdekjes.

Gazetari ateist thotë se Papa i ka rrëfyer se ferri nuk ekziston. Sipas Eugenio Scalfarit, Papa ka thënë gjithashtu se shpirtrat e të papeneduarve thjesht do të zhduken njëherë e përgjithmonë.
“Ferri nuk ekziston: Shpirtrat që nuk pendohen thjesht zhduken”.

E ndërsa kjo mund të cilësohet si deklaratë revolucionare, ka ardhur edhe reagimi i Selisë së Shenjtë.

Nga ana tjetër zyra e shtypit të Vatikanit ka bërë një deklaratë zyrtare ku shprehet se Ati i shenjtë ka zhvilluar një takim me gazetarin, po jo një intervistë.

“Ajo që pretendon autori në artikull është rezultat i rindërtimit të tij, në të cilin fjalët e shprehura nga Papa nuk përmenden. Asnjë citim i artikullit të lartpërmendur nuk duhet të konsiderohet si një transkriptim besnik i fjalëve të Atit të Shenjtë”., thuhej në deklaratë./Opinion/