'Bisha Siberiane' godet Europën, 12 të vdekur nga temperaturat ekstreme

Bota
Typography

Acari ka goditur pothuajse të gjithë Europën.

Në Romë ra dëborë për herë të parë pas gjashtë vitesh po ashtu pjesa veriore dhe qendrore e Italisë u godit nga moti i ftohtë dhe reshjet e dendura të dëborës, të cilat detyruan autoritetet të mbyllin shkollat dhe rrugët.

Në Suedi, kryeministri Stefan Lofven shpëtoi paq kur makina e tij rrëshqiti në rrugën e mbuluar nga bora e u përplas në veri të Stokholmit.

Si pasojë e temperaturave ekstremisht të ulëta, deri tani kanë humbur jetën 4 persona, 3 në Rusi dhe një në rumani.

Moti i ftohtë në Rusi tashmë njihet me nofkën " ariu Siberian", ku për shkak të temperaturave të acarta deri në -24 gradë.

Britania e Madhe u zgjua këtë mëngjes me më shumë se 20 cm borë.
Britanikët e quajnë "bisha nga lindja", duke cituar Siberinë si shkakun e vuajtjes së tyre. Meteorologët thonë se në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar ka qenë më ftohtë sesa në Arktik.

Në Lituani, i ftohti ekstrem ka marrë të paktën 3 jetë njerëzish, ndërsa në Estoni temperaturat pritet të bien 20 gradë nën zero.
E njëjta situatë është edhe në Kroaci, disa shërbime transporti janë anuluar dhe vendi ka dhënë alarmin për qytetarët të bëjnë kujdes.