Liderët koreanë arrijnë marrëveshjen historike

Bota
Typography

Një epokë e re e paqes po fillon në Gadishullin Korean, pas një deklarate të nënshkruar nga udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe të Jugut pas takimit të tyre të parë në më shumë se një dekadë.

Të dy vendet synojnë të denekluarizojnë plotësisht rajonin.

“Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut afirmuan objektivin e tyre të përbashkët për arritjen e një Gadishulli Korean pa armë bërthamore”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga udhëheqësit e të dy vendeve, siç përmendet nga ‘Yonhap’.

“Nuk do të ketë më luftë në gadishullin Korean dhe një epoke e re e paqes është hapur”, shton dokumenti.

Të dy palët gjithashtu ranë dakord të zhvillojnë bisedime shumëpalëshe, duke përfshirë SHBA-në dhe Kinën, në shtytjen e tyre për një armëpushim të plotë.