Panik në Greqi, katër tërmete alarmojnë banorët

Bota
Typography

Banorët e Kretës janë zgjuar të frikësuar sot pasi toka u drodh pak pas mesnatës me një intensitet prej 4.5 të shkallës richter.

Mësohet se tërmeti e kiste epiqendrën disa kilometra në jug-perëndim të ishullit duke shkaktuar më shumë panik se sa dëme materiale.

Për fat nuk ka raportime për dëmë.

Disa orë më vonë, një tjetër tërmet 4 ballë shkundi Athinën ne rrethinat e saj duke shkaktuar panik tek banorët. Ky tërmet u ndje i fortë sipas mediave greke për shkak të thellësisë së vogël, vetëm 7 kilometra, raporton Albeu.com.

Greqia është shkundur edhe dy herë të tjera gjatë natës duke shënuar kështu një seri tërmetesh me magnitudë nga 3.5 në 4.5 ballë.