Masakra e fundit e Gjykatës Kushtetuese

Nga vendi
Typography

Maskaradat e gjyqsorit në Shqipëri nuk kanë fund. Jemi kthyer në një vend ku historinë e bëjnë psikiatrët, e ku gjyqtarët janë kthyer në zhvatës e kameleonë të pashpirt. Sot, ne i japim të drejtë Vettingut!


Le të ndodhë! Le t’i mbledhë këta harpagonë që ndërtojnë dhe nginjen me para gjaku. Me datë 07/04/2015 në Vlorë, ka ndodhur ngjarja e cila njihet si ‘Masakra e Çoles’, ku humbën jetën tre të rinjë. I vetmi faj i tyre ishte se ata pinin kafe bashkarisht. Për këtë masakër të ndodhur, Prokuroria e qytetit të Vlorës kërkoi burgim të përjetshëm për të akuzuarit e kësaj masakre.
Deri më këtu në fakt është cdo gjë Ok, por delirantët dhe peshkaqenët e ligjit të Prokurorisë, të joshur nga përfitimi i dhanë kësaj masakre përmasa akoma edhe më të mëdhaja, pasi ata ‘ndërtojnë lumturinë’ mbi gjakun e tre të rinjve. Të pafundme janë manikacionet e ndodhura në këtë ngjarje nga ana e Prokurorisë dhe krijimi i ‘xhepave’ ligjorë për ta çuar në shkallët e fundit të gjyqsorit. Kjo do të thotë se s’ka më ngjarje. E më konkretisht, kjo çështje u apelua deri në gjykatën Kushtetuese, e cila duhet të ishte ‘tempulli i drejtësisë’, më superioria , por ajo nuk respektoi as ligjin duke u kthyer në folenë e padrejtësive.


Gjykata Kushtetuese, më datë 14/12/2017 me relator Besnik Ymeraj, jep një vendim për këtë çështje duke e rikthyer atë në Gjykatën e Lartë, e duke bërë një shkelje të pariparueshme, e cila nuk është as rastësi e as neglizhencë. Është asgjë më pak se sa një fakt i ndodhur me dashje.
Si rrallë herë, Gjykata Kushtetuese me relator Besnik Ymerajn, rikthen një dosje e cila kishte kaluar tre shkallët e gjykimit në Gjykatën e Lartë. Ky është ‘xhepi’ që përdorin bandat Prokurori-Gjykatë. Po, kjo është një çudi e madhe dhe kjo çudi ka ndodhur vërtetë pasi një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që përkon me datë 15/12/2017, kjo çështje kalon në Gjykatën e Lartë. Por, habia vazhdon akoma dhe më tej, kur brenda asaj ditë kjo dosje merr statusin ‘gjyq’.


Si ka mundësi të gjitha këto koincidenca i japin frymëmarrje të dënuarve për masakrën e lagjes Çole në Vlorë? Kush e shpjegon faktin që kjo dosje ka kaluar pa rradhë mes qindra e mijëra dosjeve të cilat zënë pluhur në sekretarinë e Gjykatës së Lartë?
Me sa duket, kjo dosje është lexuar e shqyrtuar pasi të nderuarit gjyqtarë kanë qenë duke u marrë me ngjyrën e monedhave të cilat jo vetëm blejnë rradhë dosjesh por mund edhe ta kthejnë viktimën në fajtor. Në këtë masakër ka funksionuar më së miri banda Prokurori-Gjykatë. Prokurori Artur Selmani dhe Albana Muca, të dy nën hetim , janë dirigjentë të kësaj skeme mafioze për cështjen e masakrës së Vlorës.


Ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Ymeri i vuri vulën kësaj ‘masakre të fundit’ dhe më pas u tërhoq me ‘nder’. Këto nuk janë rastësi. KPK ju lutem mos u merrni me bluzat e fëmijëve në shkolla! Merruni me skemat e ngritura Prokurori-Gjykatë. Këta janë peshkaqenët e mëdhenjë. Provat e fajësisë së tyre i keni në skrivanitë e shtrenjta të paguara me gjakun e shumë shqiptarëve.
Gjyqtarë e prokurorë kanë harruar cfarë është ligji. Në masakrën e Çoles, të dënuarit janë përkatësisht me 35 vjet Aleksandër Llanaj, 24 vjet Bertil Alliaj dhe Ani Begaj. Këta të dënuar përfituan nga gjykimi i shkurtuar padrejtësisht dhe dy të fundit kanë thyer masën e arrestit të dhënë nga prokurori Artur Selmani duke u larguar në drejtim të paditur dhe janë sot në kërkim ndërkombëtar.


A kanë turp këta prokurorë? Vendimi i shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese u ndesh me kundërshtimin e dy gjyqtareve, Altina Xhoxhaj dhe Vitore Tusha. Dy zonja të cilat në vend të ngjyrës së parasë, vendosën ndjenjën e ligjit dhe të nënës. Ato artikuluan dhe theksuan se kjo çështje duhej të ishte mbyllur me vendimin e 3 shkallëve të gjyqsorit. Ironia e fatit! Sot, Vitore Tusha është në ‘bangën’ e Vettingut e Besnik Ymeraj në prehrin e bjondes sekretare. Aktorët e Prokurorisë që kanë krijuar këtë kaos dhe skandal juridik që daton më 15/03/2017 gëzojnë imunitet të plotë dhe si minj gjyrizesh po përpiqen të mbulojnë abuzimet e tyre të mëparshme. Vettingu në këtë rast duhet të jetë i ashpër dhe imediat pasi kjo ‘bandë’ mund të veprojë edhe në raste të ngjashme ku ligjin nuk e bën drejtësia por paraja dhe Maliqi.

P.s. Më poshtë botojmë edhe linkun me memon e gjithë ngjarjes së ndodhur nga fillimi i procesit gjyqsorë deri në momentin e publikimit.

http://www.boom.al/index.php/news/24014-letra-e-familjareve-te-masakres-se-coles