Shqiptarët i 'vënë flakën' rrugës, kosovarët i bllokojnë në Morinë

Nga vendi
Typography

Qindra shqiptarë i janë drejtuar aksit të rrugës së Kombit duke shkaktuar trazira të vërteta.

Fillimisht qytetarët kanë qëlluar me gurë policinë e Shtetit e cila ka reaguar me shkopinj gome dhe gaz lotësjellës.

Pas disa orësh rezistencë policia është tërhequr dhe protestuesit kanë shkatërruar dhe i kanë vënë flakën kabinave nga ku do të vilej taksa.

Në protestë pritej të merrnin pjesë edhe shtetas nga Kosova por të cilat nuk kanë mundur të bashkohen. Burime nga dogana thonë se ata nuk kanë mundur të bashkohen me qytetarët kuksianë pasi nuk janë lejuar nga policia.

Ndalimi i tyre është bërë në doganën e Morinës, ndërsa raportohet edhe për përplasje me policinë edhe atje pasi qytetarët kosovarë janë shprehur se ata mund të kenë edhe problemet e tyre dhe duan të kalojnë në Shqipëri.