“Më arrestoni edhe mua”, nis protesta para Kryeministrisë kundër taksave e koncesioneve

Nga vendi
Typography

Siç u paralajmërua disa ditë më parë, mesditën e së shtunës ka nisur një protestë civile kundër arrogancës dhe koncesioneve të qeverisë Rama.

Me qindra qytetarë i janë bashkuar kësaj proteste civile me pankarta në duar teksa thërrasin vazhdimisht “Kukësi, Kukësi”.

Me flamurin e madh kuq e zi, ata janë nisur që nga sheshi “Skënderbej” drejt kryeministrisë me pankarta nëpër duar. Protesta do të jetë paqësore dhe mendohet të zgjasë për disa orë. Numri i qytetarëve që i bashkohen protestës sa vjen edhe shtohet.

Kujtojmë se java që po lëmë pas ka qenë e mbushur me protesta kundër arrestimit të 11 qytetarëve të Kukësit, si edhe kundër taksës së rrugës së Kombit. Nisur nga këto ngjarje, protesta e sotme vjen si mbështetje për të gjitha padrejtësitë që po rëndojnë mbi qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.