Vetingu shkarkon gjyqtarin Besim Trezhnjeva

Nga vendi
Typography

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra gjyqtarin e gjykatës së Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjevën.

"Në përfundim të procesit të rivlerësimit trupa gjykuese e përbërë nga Alma Faska kryesuese, Firdes Shuli, relatore, Roland Ilia anëtar vendosi të shkarkojë nga detyra Besim Trezhnjeva, gjyqtar pranë gjykatës së Apelit Durrës" lexoi vendimin kryesuesja Alma Faska.

Avokati i Trezhnjevës, Fatmir Braka e cilësoi këtë proces të parregullt dhe që do ketë pasoja edhe për gjyqtarët e tjerë.

Braka pohoi se do e apelojë këtë vendim të trupës gjykuese.

"Vendimi na u duk krejtësisht i padrejtë i parregullt, vetëm hetim administrativ të thelluar nuk kishte. Për gjyqtarët e tjerë do jetë me pasoja. Vetëm objektivitet këtu nuk ka.

Hetimi i thelluar do ishte të na ishte bërë një ekspertim., Në këto kushte nuk më duket vendim objektiv", -tha avokati Braka.