Rama tërheq çmimin e saj: Nëna ime është sëmurë

Nga vendi
Typography

Kryeministri Edi Rama ndodhët në Vlorë për të tërhequr cmimin në emër të nënës së tij, Aneta.

Urdhri i Stomatolohut i ka akorduar nënës së kryeministrit Edi Rama, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”. Por Aneta Rama merrte pjesë në ceremoninë e organizuar në qytetin e Vlorës. Në vend të saj cmimin e tërhoqi i biri, Edi Rama. Kryeministri Rama e ka shoqëruar postimin në Facebook një foto, ku shfaqet Zaho duke përqafuar gjyshen e tij, Anetën.

“…I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” – akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindjen e saj, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës Love you mom❤Krenar për ty”, shkruan Rama.