Ndahet nga jeta një nga themeluesit e PD Altin Qoshe, PD: Ishte demokrat i përkushtuar

Nga vendi
Typography

Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë Altin Qoshe.

Ai ka qenë një nga studentët e Dhjetorit dhe themeluesit e PD-së, ndërkohë që mbajti detyra të rëndësishme në PD dhe administratën publike për shumë vite. Por mbrëmjen e djeshme humbi betejën më të rëndësishme duke u ndarë nga jeta. Partia Demokratike i ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të Qoshes.

Mesazhi i Partisë Demokratike

Partia Demokratike shpreh ngushellime te sinqerta per ndarjen nga jeta te Altin Qoshes, studentit te dhjetorit, qe u shqua mes nesh per kurajon dhe urtesine ne kohe te veshtira.

27 vite me pare, Altin Qoshja, se bashku me 342 studente e pedagoge, firmosen mbremjen e 11 dhjetorit 1990 krijimin e Partise Demokratike.

Gjate levizjes studentore, ai u rendit nder te rinjte e pare te cilet kundershtuan regjimin diktatorial dhe deri ne ndarjen e parakohshme nga jeta, ishte nje nga demokratet me te perkushtuar.

Me dhimbje te thelle, ngushellojme familjen dhe miqte e Altinit!

I paharruar qofte mes nesh!