Rikthehen reshjet në Shqipëri, por jo për shumë gjatë

Nga vendi
Typography

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë Ujit dhe Mjedisit parashikon që ditën e sotme në territorin shqiptar të ketë një rikthim të situatës normale të stinës së pranverës.

Parashikohet që me fillimin e javës të nisin dhe reshjet në thuajse të gjithë territorin, por ndryshe nga ç’pritet në Shqipëri do të ketë shira të një intensiteti të dobët.

Reshjet pritet të vijojnë për të gjithë ditën e hënë.

Temperaturat nga ana tjetër nuk do të kenë ndryshime të mëdha, pasi vlerat e larta do të ruhen. Pritet që e sotmja të na shoqërojë me temperatura deri në 23 gradë celcius.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17/ 23 °C

në vendet e ulëta: 19 / 22 °C

në vendet malore: 11 / 18 °C.