‘Pipongu’ më dosjet e rënda, Gjykata e Lartë “zgjidh” lëmshin për kompetencat

Nga vendi
Typography

Kush Po luan me dosjet e renda?..

Kur të gjithë i kanë sytë nga drejtësia, ku dy gjykatat më të rëndësishme në vënd nuk funksionojnë për shkak të vakumit njërzor, institucionet ku pretendohet ta japin atë janë ende në konflikt me ligjin. I tillë është vendimi për të hequr nga duart e ”cave për ti dërguar tek të “cave”, cështje të rënda dhe ngjarje të bujshme, hetimi dhe gjykimi i të cilave pritet të jap drejtësi në vend. Janë me 100-ndra dosje në hetim dhe gjykim që brënda pak kohësh u shpërndan në prokuroritë dhe gjyakat e rretheve për kompetencë.

Një pjesë e mirë e tyre, për vrasje, krime të rënda dhe trafik nga organizata ndërkomëbtare, u deleguan me anë të postës sekretë për shkakë sigurimin e provave dhe akteve të rëdnësihme për hetimin dhe gjykimin e tyre. Për këtë u paguan shumë para nga kjo gjykatë, dhe dosjet nuk u hapën as një moment.
3 vite pas ekzukutimit të trefishtë pranë Fakultetit të Shkencave në Tiranë, cështja duket se është drejtë fundit të gjykimit. Nën akuzëë janë vënë dy vëllezëri Markeljan dhe Klejvis Doçi,
Edhe pse me nje trup gjykues të cunguar, kolegji penal në gjykatën e lartë e ka marr një vendim duke i hapur dritën jeshile një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në vend, ku tre persona u ekzekutuan në emër të hakmarrjes.

Ngjarja e 27 majit të vitit 2015, përfundimisht do të shqyrtohet nga Gjykata e Krimve të Rënda dhe jo nga ajo e rrethit, sic parashikonte ligji për ndryshimet e fundit ligjore.
Fatin e saj pritet ta kenë edhe mbi 20 dosje të tjera që pritet të rikthehen për gjykim pranë kësaj godine.
Një vendim i kolegjit panal pranë gjyaktës së lartë, i datës 19 prill 2018, vendos rikthimin pranë Krimeve të Rënda të cdo cështjeje e cila është kompetencë e saj dhe që rezulton e regjistruar përpara datës 31 /07/2017.

Vendimi

 


“Kolegji veren se për cështjet që janë rregjistruar pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, deri në datën 31/07/2017 , si dhe procedimet penale të regjistruara deri më datë 31/07/2017, në Prokurorinë pranë kësaj gjyakte, duhet të gjejnë zbatim dispozitat që parashikonin ushtrimin e kometencës, sic kanë qënë përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve në kodin e procedurës penale.


Janë rreth 30 dosje të rënda penale të cilat i ishin dërguar për kometëncë lëndore gjyakatave në rrethe, dhe mbi 100 dosje hetimore të deleguara pranë prokurorive ku kanë ndodhur krimi.

Shumë prej tyre të transferuara me postën sekrete për shkakë të rëndësisë së provave hetimore. Por, i gjithë vakulimi dhe lëmshi që krijojë ligji, duket se mori zgjidhje me vendimin e kolegjit penal, i cili rikthen kompetencën lëndore të gjykatës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda për cështje që rezultojnë të regjitruara pranë saj që prej datës 31 gusht të 2017.
Ne mundëm të sigurojmë vendimin njësues të Gjykatës së Lartë i cili përcakton ekzistencën e Gjyktës së Krimeve të Rënda dhe vijueshmërinë e shqyrtimit të cështjeve , deri në krijimin e Gjyktës kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kjo është lista e cështjeve të cilat pritet të rikthehen për rigjykim pranë krimeve të rënda.

LISTA....

E vetmja dosje që nuk pritet ti rikthehet kësaj gjykate është ajo e vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi, nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi pasi data e rregjitrimit të saj nuk përkon me atë të vendimit të kolegjit për kompetencë lëndore.