Raporti i INTERPOL: Mafia shqiptare e rrezikshme, kontrollojnë familjet e anëtarëve

Nga vendi
Typography

Kokaina e kapur para pak ditësh në Spanjë, ku protagonistë ishin shqiptarë ka bërë një bujë të madhe mediatike.

Kjo sepse mafia shqiptare njihet për aktivitetin e saj në Evropë, por së fundmi është zgjeruar dhe në Amerikën latine.

Medait spanjolle i kanë kushtuar një tjetër shkrim kokainës së kapur në Spanjë, ku drejtuesit e bandës ishin dy shqiptarë.

Radio Caracol shkruan se ky rast po ndiqet nga Interpol, që po përgatit një raport shumë të rëndësishëm, ku dalin në dritë detaje të reja dhe sipas tyre ky është një rrjet shumë i rrezikshëm i trafikut të drogës dhe për të cilët punojnë disa organizata të sigurisë.

“Shumë nga anëtarët morën pjesë në luftën ballkanike dhe për këtë arsye ata vepruan me profesionalizëm ushtarak dhe u dalluan për brutalitetin dhe efektivitetin e tyre”, shkruan më tej Caracol.

Më tej në atë raport se shkruhet ish-ushtarët fitojnë besnikërinë e komuniteteve të tyre dhe anëtarëve të tyre nëpërmjet kontrollit ekonomik dhe kërcënimit për jetën.

“Duhet të theksohet se këto grupe kriminale nga vendet e Evropës Lindore karakterizohen nga mënyra e tyre e punës, bazuar në besnikërinë e anëtarëve të tyre, të cilët i menaxhojnë duke i kontrolluar familjet e tyre në Shqipëri me pagesa në para për të mbajtur ato, por në të njëjtën kohë për t’i kthyer ata në pengje”, vijon me tej shkrimi duke cituar një pjesë të raportit.

Informacioni i këtyre grupeve është tashmë në duart e autoriteteve në pesë vende, të gjithë të interesuar për të frenuar trafikimin e drogës dhe për të kapur ish ushtarët.