Denoncimi/ Kush është drejtoresha e 40% që përdorte ambulancat e spitalit për transportin e hashashit?

Nga vendi
Typography

Shtohen gjithnjë e më shumë rastet e korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe postin që zyrtarët e shtetit mbajnë të pakërcënuar në asnjë rast nga drejtësia, dhe skandalet në koridoret e administratës Rama 2.

Në kushtet e një pushteti absolut, në redaksinë e gazetës Boom.al ka mbërritur një email ku denoncohet publikisht drejtoresha e Spitali të Vlorës, Brunilda Mersini. Zonja në fjalë, denocohet jo vetëm për korrupsion me tenderat dhe punësimin në këtë spital, por edhe për lidhjet e saj me drogën.

Më poshtë ju sjellim të zbardhur edhe e-mailin, në të cilin tregohen të detajuara shkeljet e kryera nga kjo drejtoreshë.

“Dua të denoncoj drejtoreshen e spitalit të Vlorës e rikthyer në detyrë pas shoë-t publik të Kryeministrit për heqjen nga detyra të drejtorëve të korruptuar. Brunilda Mersini u rikthye në detyrë për të vazhduar vjedhjet pasi nuk i dhanë aksesin për të vjedhë në Bashkinë e Vlorës si Nënkryetare.
Ajo është drejtoresha e 40% sepse për cdo tender, i madh apo i vogël ajo fut 40% në xhepin e saj.
Vendet e punës shiten me lekë ku minimalja shkon 3000€. Kushtet e spitalit lenë për të dëshiruar pasi tenderat bëjnë punë apo shërbime fiktive.
Stafi mjekesor dhe administrativ janë të pakënaqur nën drejtimin e saj pasi kërcënon me vendin e punës këdo që i del para. Pavarësisht ankesave drejtuar Ministrisë dhe Kryeministrisë ajo ngelet e paprekshme!!
Prokuroria nuk heton edhe pse ka indicje për korrupsion prandaj po e bëj publike. Drejtoresha e hashashit që mbulonte transportin me autoambulancat e spitalit për llogari të Habiljave!