Ambasada jep njoftimin: Ja kur dalin përgjigjet për Lotarinë Amerikane

Nga vendi
Typography

Ambasada amerikane ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që kanë hedhur Lotarinë.

Të gjithë ju që jeni në pritje të përgjigjeve, do ta mësoni atë në datën 15 Maj, duke filluar nga ora 18:00.

“Të martën, duke filluar nga ora 18:00, mos harroni të kontrolloni nëse jeni një nga të përzgjedhurit e Vizës së Lotarisë!”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Këtë vit u shty koha e përgjigjeve pasi edhe aplkikimet për lotarinë zgjatën më shumë se vitet e tjera pas një problemi teknik në sistem Shqiptarët janë ndër popujt që aplikojnë më shumë, bazuar në numrin e popullsisë. Vitin e shkuar ishin plot 200 mijë persona që aplikuan.

Ndërkohë, 50 mijë persona përzgjidhen nga e gjithë bota.