Ambasada Amerikane mbështet komunitetin LGBT: Bashkohuni me ne në paradë

Nga vendi
Typography

Pesë ditë na ndajnë nga dita ndërkombëtare kundër homofobisë dhe nesër në Tiranë do të mbahet ecja vjetore me biccikleta.

Ambasada Amerikane duket se po e mbështet fort lëvizjen e LGBTI-ve, pasi e ka promovuar aktivitetin edhe në faqen zyrtare.

“Në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Aleanca LGBT dhe ProLGBT do të mbajnë ecjen vjetore me biçikleta në Tiranë, nesër, 13 maj, në orën 11, përpara Pallatit të Kongreseve. Bashkohuni me ne në mbështetje të komunitetit LGBTI kundër diskriminimit dhe homofobisë.”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Këtë vit ecja vjetore me biccikleta do të bëhet disa ditë më para, ndërsa ende nuk dihet se ccfarë rezervon 17 maji.