Brune me sy blu, kush është e dashura gjermane e Edi Ramës?

Gossip
Typography

Jeta private e kryeministrit Edi Rama ka qenë gjithmonë e mjegullt.  Pavarësisht se sot ai ka një familje të shëndoshë përkrah Linda Ramës, ai ka patur disa histori dashurie publike.

Ndër to rikujtojmë, aktoren e njohur Matilda Makoçi, aktivisten Dalina Fico, moderatoren Rudina Magjistari dhe të dashurën gjermane me të cilën kishte një lidhje nga viti 1997-1999.

Në lidhje me këtë lidhje dashurie, Rama ka folur shumë pak por miku i tij i rinisë, Artur Zheji ka rrëfyer më shumë mbi lidhjen dhe pamjen e saj.

"Bile në atë kohë Rama ka patur një mikeshë gjermane, një yll e bukur, një gjermane brune me sy bojëqielli.

Gjermanja u nda se mendonte që ishte e dashuruar me Ramën artist dhe jo me Ramën politikan.
Gjermania erdhi më vonë, se gjermanet janë shumë besnike, ajo erdhi kur ai kandidoi për kryetar bashkie dhe i tha që deri këtu mbaj,"- tha Zheji.

Sot ndërkohë që Rama është kryeministër i Shqipërisë, ajo është një femër në karrierë, pedagoge si dhe kreu i një shoqate shumë të njohur në Gjermani.