Dikur ndanin një klasë të përbashkët, sot janë ndarë nga partitë politike

Gossip
Typography

Përpara se të bëheshin pjesë e debateve dhe skandaleve politike, emra të njohur për publikun kanë qenë dikur adoleshentë të thjeshtë, madje edhe shokë klase.

Edhe pse shumë prej tyre kanë zgjedhur drejtime të ndryshme, si rrallë ndonjëherë nga një klasë e vetme kanë dalë 3 personazhe jo vetëm të njohur por edhe shumë të kontestuar kohët e fundit. Kjo ka ndodhur në maturën e vitit 1998, në shkollën 'Sami Frashëri'. 

Ish-minsitri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili sot është vënë ‘në bankën e të akuzuarit’ nga opinioni, opozita madje edhe kolegët e partisë së tij, ka ndarë të njëjtën klasë me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, edhe ajo shumë e përfolur për ministrinë që drejton. Por, edhe pse sot Tahiri gjendet politikisht përballë Jorida Tabakut, në kohën e gjimnazit ata kanë ndarë të njëjtën bankë, pasi edhe ajo ka qenë në të njëjtën klasë me dy figurat e njohura nga rradhët e socialistëve.