Aksidenti në Gjirokastër, në pranga drejtuesit e mjeteve

Kronik
Typography

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar gjatë natës dy shoferët e aksidentit tragjik të Gjirokastrës ku humbën jetën 3 persona, një grua dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht Albana Hasani, punonjëse e policisë me gradën Komisare dhe dy fëmijë me inicialet D. D., dhe L. L.

Në pranga kanë rënë Hasan Dedaj, 58 vjeç dhe Irfan Hasani, 31 vjeç, të cilët drejtonin dy mjetet që u përfshinë në aksident.