Tjetër aksion anti-kanabis në Dukagjin, shoqërohet me të shtëna armësh

Kronik
Typography

Aksioni anti-kanabis i policisë në Shosh të Dukagjinit është pritur me të shtëna armësh.

Gjatë paradites së në Shosh, dy persona kanë qëlluar me armë për të penguar policinë për të mos ju prishur parcelën e mbjellë me kanabis sativa. 

Burime zyrtare nga uniformat blu thanë se dy personat që qëlluan mbi Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policinë e Shkodrës ishin pozicionuar në lartësi në disa shkëmbinj. Në këto kushte policia është pozicionuar dhe iu është kundërpërgjigjur me armë. Mësohet se dy personat nuk kanë bërë rezistencë ndaj policisë por janë larguar në mal. 

Pas kësaj uniformat blu kanë shkuar në zonën ku ishte mbjellë kanabis dhe ka asgjësuar parcelat me 175 bimë narkotike dhe në përfundim të veprimeve është kthyer në Shkodër. Në vijim të hetimeve personat që kanë qëlluar mbi policinë janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre.

 

 

/Boom.al/

boomalbania@gmail.com