Ekzekutohet me armë zjarri vëllai i Arben Ndokës

Kronik
Typography

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës, ku është ekzekutuar me armë zjarri, vëllai i ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka, Aleksandër Ndoka.

Ndoka ishte babai i 4 fëmijëve dy djem dhe dy vjaza. Ai merrej me bizneset e tij, dhe ishte pjesë e këshillit bashkiak në Lezhë.

Ai ishte para banesës së tij në orën 4 të mëngjesit kur sipas Policisë i është bërë një pritë nga 2 ose më shumë persona që kanë qëlluar me automatikë.
Ndoka u gjet pa jetë i vrarë me armë zjarri në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE.
Vrasja e vëllait të Arben Ndokës, ka bërë që në Lezhë të zbarkojnë forcat special. Pika të shumta kontrolli janë ngritur në hyrje dhe dalje të qytetit.
Mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të bërë identifikimin e autorëve.
Policia dyshon se autorët e vrasjes së 48-vjeçarit kanë qenë 2 ose më shumë dhe kanë qëlluar me automatik sapo Ndoka ka mbërritur para banesës së tij në orën 04:00 të mëngjesit. Forca të shumta policie ndodhe në vend, ndërsa në Lezhë dhe rrugët hyrëse e dalëse të qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli.
Sipas Policisë Ndoka nuk rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Por djali i tij, Samuel Noka, u përfshi në një përplasje me armë gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit në Lezhë.