Presidenti dekoron Augur Vrenozin, dha jetën për ndalimin e grabitjes së një Exchange

Kronik
Typography

Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar përmes “Dekoratës së Artë të Shqiponjës” Agur Vrenozin, pas vdekjes.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta i akordoi sot 5 mars 2018, me numër dekreti 10736 Agur Vrenozit (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për aktin e tij vetmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare.”,thuhet në njoftimin e Presidencës.

Agur Vrenozi është 53-vjeçari që ndërroi jetë para dy ditësh në spital, pasi u plagos gjatë grabitjes së një pike këmbimi valutore në qytetin e Fierit.

Vrenozi ndërhyri të ndihmojë pronarin e exchange-it në Fier dhe u përpoq të ndalte tre grabitësit, të cilët e kanë qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë e plumbave të marrë, Vrenozi pësoi dëmtime të strukturës kockore dhe të trurit.