Gjendet një kufomë mashkull në brigjet e lumit Shkumbin

Kronik
Typography

Ditën e sotme në buzë të lumit Shkumbin është gjetur një kufomë mashkulli.

Nga raportimet e para mësohet se kufoma e seksit mashkull është rreth 50-vjeç dhe është gjetur nga punonjësit e Landfillit, në fshatin Katund i Ri në Elbasan.

Nga veprimet e para hetimore mësohet nuk janë konstatuar shenja dhune dhe mendohet të jetë mbytur në ujë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.03.2018 rreth orës 10:45, në fshatin Katundi i Ri Elbasan, në buzë të Lumit Shkumbin nga punonjësit e Landfillit është gjetur një kufomë e gjinisë mashkullore rreth 50 vjeç.

Shërbimet e policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e viktimës. Nga veprimet e para nuk janë konstatuar shenja dhune dhe mendohet të jetë mbytur në ujë.

Policia po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.