Sherr për tokën në Tiranë, vëllai kanos vëllanë me armë zjarri

Kronik
Typography

Një person është arrestuar nga policia në fshatin Baldushk, pasi pas një sherri ka kanosur me armë vëllanë. I arrestuari është Shkëlqim Suloavdulaj (Luli) 36 vjeç, banues në fshatin Baldushk.

Sipas policisë, në Baldushk Shkëlqim Suloavdulaj pas një sherri për motive pronësie është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri vëllanë e tij L. Suloavdulaj (Luli) 48 vjeç.

Policia njofton se ndërhyrja në kohë, parandaloi përshkallëzimin e konfliktit me armë duke arrestuar autorin. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit tip pistoletë sëbashku me një krehër me 6 fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 18 fishekë luftarakë, të arrestuarit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake", dhe "Kanosja", parashikuar nga nenet 278 dhe 84 të Kodit Penal.