Arrestohen dy të rinj / Iu gjetën 30 kg kanabis

Kronik
Typography

Dy persona të arrestuar dhe 30 kilogram kanabis të sekuestruara, ky ka qenë finalizimi i një operacioni policor nga blutë e Durrësit.

 

Nisur nga informacionet në rrugë operative, operacioni policor antikanabis, i koduar ‘Lalzi’ nga Policia e Durrësit, çoi në pranga shtetasit:

 

Engled Broja 23 vjeç, banues në Gramëz, Fushë-Krujë;

Arjan Çypi 28  vjeç, banues në Gramëz, Fushë-Krujë,

Këta persona u arrestuan pasi nga kontrolli i ushtruar në makinën tip Land Rover me targa AA 507 CK që drejtohej nga shtetasi Arjan Çypi  i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 30 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

 

Materialet në ngarkim të dy të të rinjve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

 

 

/Boom.al/

boomalbania@gmail.com