Vrau dy turistët çekë, Prokuroria: Burg përjetë Sokol Mjacajt

Kronik
Typography

Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar burg të përjetshëm për të riun Sokol Mjacaj, i cili vrau dy turistët çekë në Dukagjin. Vendimi për të do të mësohet më 16 nëntor, kur pritet të shprehet Gjykata e Shkodrës. 

 

Sakaq, një javë më parë, më 3 nëntor, Mjacaj kërkoi mëshirë para trupit gjykues, ndërkohë që tha se ditën kur kreu krimin ai kishte dalë për të bërë grabitje dhe jo për të vrarë njeri. Sipas tij, ai e vrau Michael Svatos nga frika se mos ai i rrëmbente armën dhe do qëllonte ndaj tij, ndërsa Anna Kosinovën e ka qëlluar aksidentalisht dhe pa dashje. 

 

Ndërsa, më herët në seancën e zhvilluar më 29 tetor, Mjacajt iu rrëzua kërkesa për gjykim të shkurtuar.

 

Sokol Mjacaj ekzekutoi në korrik të 2015 në Prekal të Dukagjinit 2 turistët çek Michael Svatos dhe të dashurën e tij, Anna Kosinova, pasi tentoi t’i grabiste. Mjacaj u arrestua pak ditë pas krimit në fshatin e Grudës. 

 

 

/Boom.al/

boomalbania@gmail.com