Eksploziv lokalit në Fushë-Krujë

Kronik
Typography

Në mesnatë, një sasi eksplozivi i është vendosur një lokali në Fushë-Krujë, duke shkaktuar dëme materiale. Policia ende nuk është vënë në gjurmët e autorëve, të cilët hodhën në erë biznesin e një 21 vjeçari. 

 

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arameras. Policia e Durrësit bën me dije se lënda plasëse ka shpërthyer në murin e pasëm të lokalit, në pronësi të shtetasit A.Ç. 21 vjeç, banues në fshatin Arameras. 

 

Nga hetimet e para rezulton se ka pasur vetëm dëme materiale, por ende nuk ka dyshime rreth autorësisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

 

/Boom.al/

boomalbania@gmail.com