Pamje të rënda/ Nëna kapet mat, seks me të dashurin në sy të fëmijëve

derë-më-derë
Typography

Një histori tronditëse është rrëfyer sot në emisioni “Me zemër të hapur” në news 24. Një i moshuar nga Kopliku ka vendosur të rrëfej dhe të publikoj me video tradhëtin e nuses së djalit të tij në sy të fëmijëve.

Zef Nacaj nga Kamica e Koplikut tregoi se djali i tij Peri 32-vjeçar vendosi të emigrojë 4 vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke lënë pas familjen e tij, bashkëshorten dhe 2 fëmijët

<p>Prindërit dhe familjarët prej pak kohësh kanë konstatuar se nusja ka nisur një tjetër lidhje dashurie, por nuk është kjo drama që po përjetojnë. Ata kanë vërtetuar gjithashtu se ajo e ka bërë të dashurin pjesë të shtëpisë dhe kryen me të veprime të turpshme në sy të dy fëmijëve të vegjël 9 dhe 5 vjeç

Në videon që ka sjellë vetë familja e burrit të saj dhe e publikon duket momenti ku kunata hyn në dhomë dhe gjen nusen e vëllait në dhomë me të dashurin. E reja është pa të brendshme dhe fëmijët qajnë. Pamje tronditëse

Zef Nacaj thotë se pasi kanë vërtetuar gjithçka, madje kanë bërë dhe një video kanë vënë në dijeni familjarët e nuses dhe djalin për atë që po ndodhte. Gjithsesi në rolin e gjyshit ai thotë se e ka të pamundur të mbroje nipin dhe mbesën.

“Në 13 korrik janë marrë me dhunë nga shtëpia e gjyshërve në Koplik. Ka ardhur policia dhe i ka marrë, mua më kanë shoqëruar në polici, kanë dhunuar vajzën dhe gruan time. Fëmijët plasën duke qarë e përfunduan në ambulancë”, ka treguar gjyshi i fëmijëve, duke u dridhur. Ai thotë se nusja e djalit nuk e meriton t’i ketë fëmijët dhe kërkon drejtësi”.

 https://www.youtube.com/watch?v=eP7t3XpHfVQ&feature=player_embedded (video)


/boom.al/
boomalbania@gmail.com