Venezia, një grua i lë trashëgimi 4 mln euro qenve endacak

derë-më-derë
Typography

Miliona euro për qentë endacakë në Jesolo, një provincë në Venecia të Italisë.

Një testament që do të mund të shpëtonte jetën e shumë miqve tanë me katër këmbë ai i Franca Franzi, pronare e tre hoteleve në Jesolo, një provincë në Venecia të Italisë.

Gruaja vdiq në moshën 81-vjeçare në maj të 2016 dhe i la disa miliona euro një vend strehimi për qentë endacakë, të quajtur San Giuliano, e cila rrezikonte të mbyllej. Shuma e dhuruar mund ti shpëtojë shumë nga qentë e strehuar në atë objekt.

Gruaja ka lënë në testamentin e saj një të katërtën e vlerës së një hoteli me katër yje "Ai Cavalieri", dhe kontribuimin në 50% në ndërtimin e një strehe të re. Shifra në fjalë kap vlerën e katër milion euro. Ky lajm u bë i ditur nga avokatia e Franca, e cila tregoi amanetin e fundit të saj. Epo me sa duket Franca ka pasur një dashuri vërtetë të madhe për miqtë tanë me katër këmbë.