Ata quhen “Luftëtarët e heshtur”. S’kanë emër, s’kanë fytyrë, s’kanë identitet pikërisht pse mbajnë shumë emra, shumë look-e, shumë pasaporta. Secili prej tyre është një hero, nën lëkurën e një njeriu të zakonshëm me miq, familje, virtyte e huqe.  Agjentë shqiptarë që kanë punuar për shtetin shqiptar, por dhe për shtete të huaja. Ata që kanë punuar me nder, e ata që kanë lënë pas punës së tyre turp. Kush ishte “Ciceroni” i famshëm, shqiptari me emër Iliaz Bazna, i lindur në vitin 1904, i cili punonte për llogari të shërbimeve sekrete gjermane dhe angleze. Kush ishte “Kobra”, një nga agjentët më profesionistë të Sigurimit të Shtetit, por njëkohësisht dhe të CIA-s.

Leggi tutto...

“Dragoi”

Në librin “Mëkatarë” të Nafiz Bezhanit, ish-kryetarit të Komisionit Shtetëror të Kontrollit të Figurave, trajtohet gjerësisht dosja “Dragoi”, e agjentit me emrin imagjinar Robert Duka. “Dragoi” vlerësohej nga Sigurimi si agjent profesionist dhe me rezultate shumë të mira. Ai ishte me arsim të lartë dhe një njeri me reputacion në rrethet intelektuale.

Leggi tutto...

 Klodi, Shpëtimi dhe Vali të tre mbi 30 vjeç janë me origjinë nga Shqipëria. Ata erdhën për herë të parë në Greqi kur ishin në një moshë fare të re dhe për policinë e shtetit ata njiheshin me këto emra. Gjatë viteve të para të qëndrimit në Greqi ata janë marrë me tregtimin e lëndëve narkotike. Në fillim e nisën në mënyrë sporadike dhe më pas e kthyen në një biznes me të cilin siguronin jetën.

Leggi tutto...