Këto gabime që bëni janë arsyeja pse nuk ushqeheni shëndetshëm

Diete
Typography

Një trajner personal, Jonathan Ross, para se të tregojë se cilat janë gabimet që nuk lejojnë të ushqehesh shëndetshëm, e nis me një frazë të thjeshtë: "Një vakt i keq nuk e transformon dot trupin, ashtu si edhe një vakt i mirë nuk jep rezultate të menjëhershme.

Trupi ndërton rutinën e vet dhe mësohet me të." Por cilat janë, sipas tij, gabimet që nuk të lënë të kesh një mënyrë të shëndetshme të ushqyeri? Jonathan tregon gabimet – ato që nuk duhet t’i bësh më KURRË!

Pijet kalorike: e ke dëgjuar edhe më parë, por lëngjet me gaz dhe të gjitha ato që blen në dyqan janë një pengesë e madhe për një dietë të shëndetshme. Ato nuk përmbajnë lëng natyror nga fruta dhe, në thelb, janë asgjë, shton Ross. Përjashtim, sipas tij, janë të gjitha smoothie-t e shëndetshme. Në etiketa kontrollo gjithmonë për përmbajtjen e fibrave, proteinave dhe yndyrave të shëndetshme.

Braktisja e vakteve: nëse do që trupi të ndryshojë sipas një diete të shëndetshme, çelësi është të ushqyerit. Jonathan thotë se “kjo është mënyra më e mirë për të humbur kilogramët e tepërt dhe për të mbajtur trupin në formë. Po ashtu, ai këshillon të hash “ushqim të vërtetë” — aq më mirë nëse e di se nga vjen dhe ku prodhohet. Ha 4 deri në 6 vakte të vogla në ditë dhe sigurohu që proteinat janë elementi që duhet të jetë i pranishëm në çdo ushqim.

Ha ushqime të skuqura: Jonathan thotë se rastet e rralla nuk përbëjnë problem, po ushqimet e skuqura është mirë që t’i shmangësh pothuajse gjithmonë, sepse “janë shkatërruese për trupin." E keqja më e madhe është se ato gjenden gjithandej (dhe të lira) – fakt që i bën të vështira për t’i shmangur. Të mos shtojmë pastaj që shumica e tyre përmbajnë sasi të mëdha yndyrash – fakte të mjaftueshme që duhet të të trembin.

Ha ëmbëlsira dhe fruta të thata në darkë: vetë Jonathan tregon se është fans i drithërave, por ai këshillon që frutat e thata duhen shmangur në darkë, së bashku me sheqernat e tjera. Jonathan beson se mëngjesi duhet të jetë vakti më i mirë i ditës dhe gradualisht duke e ulur ritmin deri në mbrëmje. Frutat e thata apo sheqernat e ndryshme kanë shumë kalori - të panevojshme për natën, sepse trupi nuk djeg, por bie në qetësi./Class/

 

/Boom.al./

 

boomalbania@gmail.com