Fundi i pushimeve / Rigjallëroni flokët e dëmtuar nga dielli

Fashion and Beauty
Typography

Gjatë verës, jeta në det dhe dushet e shpeshta mund të vënë në provë të fortë bukurinë e flokëve, dhe për këtë është shumë e rëndësishme t’i kurojmë në mënyrë të veçantë.

Por a e dini mënyrën e duhur për t’i larë? Mos i mundoni shumë flokët për t’i pasur të shëndetshëm, shtoni fuqinë e vajrave natyral.

 

Ja disa këshilla:

Mos i mundoni flokët

Mendoni se të mbroni flokët në det është e pamundur? E keni gabim! Për të evituar që uji i kripur i detit, klori dhe dielli ti bëjnë flokët të ashpër, duhet të përdorni rregullisht vajra natyralë. Masazhoni vajin, (e zgjidhni vetë, me jojoba, arë kokosi, argani etj) në të gjithë gjatësinë e flokut, dhe do ti bëjë më të fortë dhe më të shkëlqyeshëm. Këtë mund ta bësh që në mëngjes, dhe ta përsëritësh gjatë ditës, kështu flokët do të jenë të mbrojtur dhe gjatë zhytjes në det.

 

Zakonet e mira

Për të shpëlarë flokët nga klori dhe kripa e detit mjafton një dush i lehtë me ujë të ëmbël. Për aq sa të keni mundësi, evitoni mundësinë që t’i lani flokët përditë me shampoo, duke përdorur një vaj natyral që do ju mjaftojë për të shpëlarë flokët në dush, në fund të ditës. Kështu do të keni një flok të shndrritshëm dhe të shëndetshëm. Nëse i lani flokët shpesh me shampoo kanë tendencën të thahen. Ose si alternativë mund të merrni në farmaci shampoo për përdorim të shpeshtë, pasi është më pak agresivë se produktet normale.

 

Larja e duhur

A e dini që vendosja e shampoos direkt në flokë është një sjellje e gabuar? Kopjoni mënyrën e duhur nga profesionistët: derdhni një sasi të vogël të shampoos në një tas dhe mbusheni me ujë të vakët. Më pas lani flokët duke marrë nga kjo sasi. Është e rëndësishme të masazhoni lëkurën e kokës me lëvizje rrethore të thella, dhe më pas gjatësinë e flokut. Me këto metoda të thjeshta nuk do të prishni flokët dhe do të kuptoni se është e mjaftueshme përdorimi i vetëm një produkti dhe jo sa përdorim.

 

Ushqyerja e flokut

Një apo dy herë në javë, një maskë ushqyese dhe ristrukturuese për flokun do të ndihmonte në ruajtjen e bukurisë së tij. Përzieni vaj ulliri, bajame të ëmbla, avokado, të pasura me vitaminë E dhe arrë koksi: mund të shtoni ndonjë lugë kos, qumësht hidratues, mjaltë, apo qumësht orizi për të krijuar një maskë impakte natyrale për të masazhuar mbi flokë të njomë. Mbajeni kokën me një letër plastike për gjysëm ore dhe më pas shpëlajeni.

 

Rikthimi tek bukuria

Vjeshta është një periudhë e vështirë për flokët. Gjatë pushimeve floku ju bie dhe mund t’ju jetë dobësuar. Kjo është koha e duhur për të prerë flokët e djegur, sepse i forcon dhe u jep shkëlqim. Zgjidhni një look të ri, që do të të ndihmojë të përballosh rikthimin nga pushimet me më shumë energji edhe psikologjikisht. Piastër? Jo. Shfrytëzoni ditët e bukura për t’i tharë flokët në diell.

 

/Boom.al/

boomalbania@gmail.com