Zhdukni pikat e zeza në lëkurë, me dy produkte kuzhine

Fashion and Beauty
Typography

Elementët më të mirë dhe më të fortë për të luftuar pikat e zeza në fytyrë janë lëngu i limonit dhe e bardha e vezëve.

 

Hidratimi, freskimi i lëkurës dhe tretja e mirë e ushqimeve janë aleatët më të mirë për një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme. Nëse ju kanë ardhur në majë të hundës pikat e zeza në lëkurë, rekomandohet që të përdorni këto sekrete të vogla, që do t’ju tregojmë më poshtë.

 

Një nga elementët më të rëndësishëm kundër yndyrnave dhe baktereve është lëngu i limonit, i cili gjendet në shumë produkte kozmetike për pastrimin e lëkurës. Është provuar se ai është një element shumë i mirë për të mbyllur poret e lëkurës, zbardhjen e saj si dhe eliminimin e yndyrës. Gjithashtu ndihmon edhe në shmangien e hiperpigmentimit në zonat që ekspozohen më së shumti në diell.

 

E bardha e vezës gjithashtu është një pastrues shumë i mirë i lëkurës dhe gjithashtu e ushqen atë. Ja se si mund të përgatisni një maskë shumë efektive për të eliminuar pikat e zeza.

 

Përbërësit

1 e bardhë veze (eliminoni me shumë kujdes të verdhën nga e bardha)

1 lugë çaji me lëng të freskë limoni

 

Përgatitja dhe përdorimi

 

Fillimisht hidhni të bardhën e vezës në një enë dhe përziejeni atë mirë, në mënyrë që të krijohet një masë kremoze. Më pas shtoni në të lëngun e limonit. Pastroni fytyrën me ujë të ngrohtë për të larguar papastërtitë. Përdorni një furçë për të aplikuar maskën në të gjithë fytyrën (bëni kujdes me pjesën e syve).

 

Lëreni maskën të veprojë për 20-25 minuta. Më pas hiqni maskën nga fytyra. Aplikoni një krem të zakonshëm ditor, ose lani fytyrën me ujë me kamomil.

 

/Boom.al/

boomalbania@gmail.com