Cila është pika më e fortë në seks për çdo shenjë horoskopi

Sex
Typography

Horoskopi është si një kartë identitei për gjithësecilin prej nesh, që mbart informacione deri diku të fshehta. Yjet tregojnë anën tuaj më të errët, po ato mund të parashikojnë sjellet tuaja në momentet më kritike, e po yjet dinë pikat tuaja të forta në shtrat ! Mund ta marrim me mend që do të kishit mjaft interes për këtë të fundit, ndaj më poshtë Living po ju tregon se çfarë ju bën tërheqës në shtrat sipas shenjës së horoskopit.

Dashi
Shenja juaj ka një reputacion për të qenë i guximshëm, impulsiv dhe mjaft kërkues. Duket se një dash merr gjithmonë atë që kërkon dhe vetbesimi është pika juaj e fortë.

Demi
Demi është i ndjeshëm dhe ka aftësinë të kuptojë menjëherë së çfarë do partneri/ja. Nuk është shumë e vështirë të vish në humor kur ke një dem në shtrat pasi një dem di shumë mirë si të sillet.

Binjakët
Pika e fortë e binjakëve, komunikimi ! As në shtrat nuk kishte si të ishte ndryshe! Binjakët janë gati të dëgjojnë e të flasin për fantazitë e tyre dhe kjo i bën ata fantastikë në shtrat.

Gaforre
Shenja juaj është shumë emocionale dhe zakonisht investon më shumë kohë dhe energji nga se duhet në role vetëmbrojtëse edhe kur nuk është nevoja. Përkëdheljet dhe lojrat janë pika më e fortë e një gaforreje , pasi kjo shenjë di ta përgatisë mjaft mirë situatën përpara seksit.

Luani
Luani është mjaft spontan dhe ka pak qef situatat dramatike. I pëlqejnë lojrat dhe është gjithmonë gati të krijojë situata e të marri rolet dominuese. Por një luan di të jetë dhe romantikë, ndaj mos mendoni se seksi me luanin është gjithmonë i egër.

Virgjëresha
Shenja juaj ka dhuratën natyrale të edukimit dhe kujdesit, edhe kur bëhet fjalë për seksin. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur jeni të lidhur emocionalisht me partnerin tuaj.


/boom.al/
boomalbania@gmail.com