Seksi i shpeshtë ju bën më të inteligjentë

Sex
Typography

Një studim i ri i shkencëtarëve ka dal në konkluzionin se të bërit sa më shpesh seks, ju bën më inteligjentë.

Sipas këtij studimi, njerëzit të cilët kanë një jetë seksuale aktive, janë më vigjilentë dhe më të mprehtë në jetën e përditshme. Por kjo vlen edhe më shumë për njerëzit e mëdhenj në moshë. Marrëdhëniet seksuale pas të 50-ve nuk janë të mira vetëm për raportin në çift, por edhe për mendjen tuaj.

Studimet e kryera nga Universiteti i Oxford-it, dolën në këtë konkluzion, pasi intervistuan disa gra edhe burra të moshave nga 50-83 vjeç. Pjesa më e madhe e tyre u shpreh se bënte seks të paktën 1 herë në javë ndërsa pjesa më e vogël tha se nuk bënin seks kurrë. Ata të cilët nuk bënin kurrë seks, kishin një vigjilencë të ulët dhe shpesh ishin më të ngathët se ata të cilët kishin një jetë aktive seksuale edhe në atë moshë./

/boom.al/
boomalbania@gmail.com