Lemza,çfarë e shkakton dhe si mund ta ndalojmë

Tips
Typography

Edhe pse vetë tingulli shpesh krijon të qeshura mes të pranishmëve, lemza din të jetë shumë e pakëndshme dhe irituese, posaçërisht kur përsëritet për një kohë më të gjatë.

 

Lemza paraqet një kotraksion të padëshiruar dhe të pakontrolluar të diafragmës, e cila mund të përsëritet disa herë përgjatë një minute.

Kontraksioni pasohet me mbyllje të telave të zërit, që rezulton me një tingull karakteristik.

Edhe pse vetë tingulli shpesh krijon të qeshura mes të pranishmëve, lemza din të jetë shumë e pakëndshme dhe irituese, posaçërisht kur përsëritet për një kohë më të gjatë.

Në pjesën më të madhe të rasteve, lemza ndalon pas vetëm disa minutave.

Çka mund që të shkaktojë lemzën? Shkaktarët më të shpeshtë për paraqitjen e lemzës janë: Ngrënia shumë e shpeshtë apo tejngopja me ushqim. Emocione të forta, siç janë friga, shqetësimi, gëzimi apo euforia. Konsumimi i pijeve të gazuara.

Ngrënia e ushqimit të thatë apo me shumë melmesa Ndryshimi i temperaturës së barkut – pirja e lëngut të ftohtë pasi keni pirë lëng të nxehtë Konsumimi i alkoolit në sasi të mëdha Qeshja e fuqishme

Si mund t’i ndihmoni vetes? Më së shpeshti, lemza zhduket në një afat prej vetëm disa minutave.

Vetëm në rastet e rralla, ajo është shenjë për ndonjë problem më të madh shëndetësor.

Nëse lemza nuk ndalon në një afat prej 48 orëve, kërkoni ndihmë nga personeli profesional.

Ekzostojnë më shumë mënyra të ndryshme me të cilat mund ta ndalni lemzën. Disa nga to, ndoshta do t’ju duken qesharake, por ia vlen që t’u jepni shansin.

Merrni frymë thellë dhe mbajeni ajrin sa më gjatë që të mundeni.

Merrni frymë thellë dhe numëroni deri në 10 para se të lëshoni frymën. Përsëriteni 3-4 herë Pini ujë të ftohtë.

Pini shpejt 10 gllënka me ujë të ftohtë, ose bëni gargara me ujë të ftohtë.

Hani një lugë sheqer ose mjaltë Merrni frymë në një qese letre.

Nëse nuk keni qese letre, mbuljeni hundën dhe gojën me shuplaka dhe merrni frymë në atë mënyrë për disa çaste.

Nxirrni gjuhën jashtë. Nxirrni fuqishëm gjuhën jashtë që ta ndërpreni lemzën. Mbyllni veshët lehtë.

Mbyllni me kujdes kanalet e veshut me shuplaka të dorës, ose me gishtat në një periudhë prej 20-30 sekonda.

Shumica thonë që mu kjo është “ilaç” për lemzën Kafshoni një flegër limoni apo pini një sasi shumë të vogël të uthullës.

Shija e tharbët ndihmon në lirimin e lemzës. Bashkoni gjunjët për gjoksi dhe fuqishëm përqafoni ata.

 

boomalbania@gmail.com

/Boom.al/