Aksident në Tiranë, shpërndarësi i picave përplaset nga makina

News
Typography

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme tek mbikalimi pranë "Pallatit me shigjeta".

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një motorist i cili shpërndante pica është përplasur nga një automjet me targa të huaja.

Mësohet se në vendngjarja ka mbërritur policia dhe ambulanca, ndërsa një mjek afrohet për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.