Sekuestrohen mallra kontrabandë në portin e Durrësit, procedohen penalisht 5 persona

News
Typography

Disa mallra kontrabandë janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit.

Kështu policia ka proceduar penalisht 5 persona, ndër ta edhe doganierin G.T, 49-vjeç i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Ndër mallrat e sekuestruar janë kafe dhe televizorë, ndërsa policia po vijon hetimet për ndalimin e aktiviteteve të tjera të paligjshme.