Shtyhet gjyqi ndaj Rroshit/ Avokati-gjykatës: Nuk vij dot, kam seminar!

News
Typography

Gjykata e ka shtyrë sot seancën e parë ndaj ish kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi.

Rroshi akuzohet për falsifikimin e formularëve, vulave dhe stampave me formularin e dekriminalizimit.
Shtyrja është bërë për shkak të mosparaqitjes se dy avokatëve të mbrojtjes.

Avokatët kanë informuar gjykatën se nuk paraqiten dot në gjyq pasi ndodhen përkatësisht në një gjyq tjetër dhe në një seminar.
Seanca ndaj Rroshit ishte planifikuar të zhvillohej sot në dhomën penale të Tiranes. Avokatët e ish kryebashkiakut Drilon Cani dhe Maksim Haxhia.

Pak kohë më parë Prokuroria e kishte referuar për gjykim dosjen e Rroshit, i cili akuzohet për fshehjen e një denimi penal në Itali, ku dyshohet se ai është dënuar për përdhunim.