Patriarku i Rusisë për herë të parë vizitë në Shqipëri

News
Typography

Patriarku rus, Kiril do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Vizita e tij pritet të zhvillohet nga 28-30 prill. Lajmi u bë i ditur nga përgjegjësi i zyrës për shtyp të Patriarkatit të Moskës, Aleksander Volkov, i cili theksoi se gjatë kësaj vizite, Kiril do të takohet me kryepeshkopin Anastas Janullatos, si dhe përfaqësues të lartë të politikës në Shqipëri.

"Këtë herë ai do të vizitojë kishën martirike të Shqipërisë, e cila vuajti shumë në shekullin e 20 dhe praktikisht u shkatërrua", thuhet në deklaratën për shtyp të Kishës Orthodokse Ruse.