Prokuroria kërkon 5 vite burg për ish-zv.drejtorin e burgjeve

News
Typography

Prokuroria ka dhënë pretencën për të pandehurit në procesin gjyqësor për aferat e tenderave në burgje.

Prokuroria e Krimeve të Rënda shtoi një rrethanë tjetër rënduese ndaj te pandehurve, ish zv.drejtorit, Iliaz Labi, Shemsi Sinani dhe Ylber kalaja.

Organi i akuzës kërkoi per 5 vite burg për ish-zv.drejtorin e Burgjeve, Iljaz Labi, por ai përjashtohet nga vuajtja e dënimit, pasi ka bashkëpunuar.

Ndërkohë që për Ylber Kalanë janë kërkuar 3 vjet, i cili gjithashtu përjashtohetnga vuajtja e dënimit pasi ka bashkëpunuar dhe po kaq edhe për Shemisi Sinanin, Elidjon Leskaj dhe Nexhmi Balla. Kujtojmë që Kalaja dhe Sinani janë sipermarres qe merrnin tendera për ushqimin në burgje.

Ish-zv/drejtori i Burgjeve, Iljaz Labi gjate procesit gjyqesor mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, dhe ne nje nga seancat u përball me ish-shefin e tij për aferën e vitit 2016 me ushqimet në burgje.