Tronditet Durrësi, 34-vjeçari përdhunon të miturin 6-vjeçar

News
Typography

Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar nga Kruja pasi dyshohet se ka përdhunuar bashkëfshatarin e tij, një 6-vjeçar në fshatin Shkozë e Madhe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 28 prill, ndërsa policia raporton se ka vënë në pranga autorin e dyshuar shtetasin D. Toci, rreth 34 vjeç.

Burime zyrtare bëjnë me dije se të miturin e kanë gjetur banorët e zonës të lënduar dhe me hematoma në trup.

Ka qenë 6-vjeçari që u ka treguar ptindërve të tij për atë që i kishte ndodhur.

Njoftimi i policisë

Arrestohet shtetasi D.T. banues në fshatin Shkozë e Madhe Krujë. Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një bashkëfshatarin e tij 6-vjeçar.