Në pranga një anëtar i bandës së Habilajve

News
Typography

Pas dy viteve në kërkim policia ka arrestuar Xhovalin Bacon, ndërsa sot Krimet e Rënda i kanë komunikuar masën e arrestit me burg.

19-vjeçari ishte në kërkim për parcelat e drogës në fshatrat e Vlorës, ndërsa ishte në hetim edhe si pjesë e grupit të Habilajve.

Gjithashtu Xhovalin Baco është një nga të akuzuarit e grupit të Treblovës. Të akuzuarve, në tetor të vitit 2016, iu gjetën në total rreth 10 tonë kanabis sativa.

Për bandën e Habilajve vijojnë hetimet në Shqipëri dhe Itali. Në vendin fqinj i arrestuar mes të tjerëve është edhe Moisi Habilaj, që cilësohet edhe si koka e bandës së trafikut.

Ndërkaq po hetohet edhe nëse ka qenë i përfshirë në këtë bandë Saimir Tahiri i cili gjithashtu është kushëri me Habilajt.