Drogë me avion nga Shqipëria, italianët lëshojnë 7 urdhër arreste

News
Typography

Një super operacion droge është zhvilluar në Bolonja në Itali.

Nga raportimet e para në mediat vendase bëhet me dije se pritet të ekzekutohen 7 urdhër arreste.

Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme dhe si objekt është një grup kriminal që trafikon drogë nga Shqipëria në Itali me avion.

Policia njofton se ka sekuestruar sasi te konsiderueshme të kokaine, marihuanës dhe hashashit.