Solli 613 kg kokainë në Durrës, kapet në Gjermani Arbër Çekaj

News
Typography

Arbër Çekaj është arrestuar në Gjermani.

Pronari i "Arbën Garden" është vënë në pranga gjatë natës së kaluar në Gjermani, në vendin ku fshihej nga policia e shtetit shqiptar.

Ai është pronari i kompanisë në kamionin e të cilit u kapën rreth 613 kg kokainë në Durrës. Ai fshihej prej disa javësh në Gjermani dhe asokohe ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ngarkesën rekord të drogës.