Tahiri: Prindërit që nxjerrin fëmijët të lypin në rrugë do dënohen me 10 vjet burg

News
Typography

Zgjidhja për fëmijët që lypin në rrugë, kalon nga burgu. Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri deklaroi se do të kërkojë zbatim rigoroz të ligjit për prindërit që shfrytëzojnë fëmijët për të lypur.

 

Gjatë fjalës së mbajtur sot në konferencën me këtë temë, Tahiri apeloi edhe shoqërinë të heqë dorë nga dhënia e lëmoshës për fëmijët e rrugës, duke e quajtur këtë gjest një akt po aq kriminal që i hap rrugë trafikimit.

 

“Cdo fëmijë që kërkon lëmoshë është viktimë e familjes së tij më së pari, policia do fillojë të kërkojë aplikimin rigoroz të legjislacionit, për dënim deri 10 vjet heqje lirie për prindërit që identifikohen në kushtet e braktisjes së fëmijës dhe nxjerrin e shfrytëzojnë ata  për të kërkuar lëmoshë, ky është sigurisht parakusht, ose kusht i nevojshëm për të lejuar pasojat kriminale të braktisjes dhe shfrytëzimit të fëmijëve. Edhe dhënia lëmoshë nga secili është gabim po aq i rëndë se ushqen sistemin kriminal e të paligjshëm të trafikimit të fëmijëve”- tha Tahiri.

 

 

/Boom.al/

boomalbania@gmail.com