Procedohet penalisht mësuesja në Shkodër që goditi me shuplakë nxënësin

News
Typography

Policia në Shkodër ka nisur procedimin penal ndaj mësueses Nevila Duraj, e cila disa ditë më parë u bë pjesë e mediave pasi goditi me shuplakë nxënësin e saj.

 

"Shtetasja N.D. 42-vjeçe, banuese në Shkodër, me profesion mesuese e lëndëve Gjuhë Letersi në shkollen  "Gjon Ndoci", Bushat, bashkija Vau Dejes. Proçedimi Penal ndaj saj filloj pasi në portalin online, si dhe në gazeten Dita të datës 16.10.2015, ku jepen pamje filmike, si dhe një artikull, ku kjo shtetase, ka goditur me shuplakë nxënësin e klasës së shtatë E. U.  13 vjeç, banues në Bushat, bashkija Vau Dejes, (ngjarje e ndodhur në vitin 2014)", thuhej në njoftimin e policisë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Shkodër, për veprën penale "Keqtrajtimi i të miturit", parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal. 

 

 Ndërkohë pas ngjarjes ka reaguar edhe mësuesja Nevila Duraj: “Ngjarja ka ndodhur rreth një vit më parë. Nxënësi që qëllova bënte zhurmë. Prindërit nuk janë në dijeni. Me ta kam marrëdhënie të mira. Deri më tani nuk më ka kontaktuar askush nga Ministria,” tha ajo për News 24.

 

Ndërkohë vetë nxënësi me inicialet E.U, tha: “Atë ditë nuk kam bërë detyrat, ndaj më qëlloi. Mësuesja më ka qëlluar edhe herë të tjera. Jam ankuar në drejtori, por nuk janë marrë masa”.

 

 

/Boom.al/

boomalbania@gmail.com