Aksioni i fundjavës, 68 patenta të bllokuara

Policia
Typography

Gjatë fundjavës, policia ka vënë në pranga 6 gjashtë shoferë ndërkohë 68 të tjerë iu hoqën patentat pas shkeljeve të konstatuara.

"Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, nga këta:

2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë tërhequr 68 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto:

• 33 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara.

• 22 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur .

• 13 Leje Drejtimi për shkelje të tjera"- njofton policia e Shtetit.


Njoftimi i plotë

Në autostradën Durrës-Tiranë dhe në të gjitha rrugët e brendshme të Tiranës. Policia Rrugore e Tiranës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, ka shtuar prezencën e saj në rrugë gjatë fundjavës.

Me Radar e Drager, në autostradë dhe në rrugët e qytetit, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe ata që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, nga këta:

2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë tërhequr 68 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto:

• 33 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara.

• 22 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur .

• 13 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.

Janë kryer 829 alkool teste, ku ka rezultuar se:
22 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 121 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejura, ndërsa 686 drejtues mjetesh kanë rezultuar 0.00 mg/l.

Kontrollit me Drager i janë nënshtruar edhe automjetet e transportit publik(taxi), ku 2 prej tyre kanë rezultuar se kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejuara.

Gjithashtu , në drejtim të shpejtësisë, tre drejtuesve të automjeteve (taxi), u është tërhequr leja e drejtimit për të dalë në OASH, për shpejtësi tej normave të lejuara si në autostradë , ashtu edhe në rrugët e qytetit.

Po gjatë kontollit me Radar, gjatë 48 orëve të fundit, është konstatuar se mjetet, në orët e vona të natës, qarkullojnë me shpejtësi dy herë më shumë se limiti i lejuar.

Gjithashtu , në zbatim të Planit Operacional të datës 22.02.2018 të Departamentit të Sigurisë Publike “Për zbatimin e legjislacionit rrugor nga përdoruesit e rrugës dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore”, kontrollet kanë konsistuar edhe në konstatimin dhe ndëshkimin e atyre që nuk përdorin rripin e sigurimit , qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse, përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit si dhe nuk respektojnë shpejtësinë, veçanërisht në qendrat e banuara dhe në afërsi të vendkalimeve të këmbësorëve, ku gjatë këtyre kontrolleve janë verifikuar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me :

* 125 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit

* 131 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

* 60 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

* 9 masa administrative për shkelje të semaforit

* 11 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit

* 16 masa administrative për xhama të errët

* 114 masa administrative për parakalime të gabuara.

* 8 masa për mos rregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara.

Si dhe 994 masa administrative të tjera të ndryshme.

Janë bllokuar 12 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa, ku një prej tyre kishte 13 masa administrative pa shlyer.

Policia Rrugore e Tiranës , me qëllimin e vetëm atë të parandalimit të aksidenteve rrugore, do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar, në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, për të rritur sigurinë e jetës së qyetarëve në rrugë.