Alibia e shoferit të kontenierit me kokainë; Jam puntor i thjeshtë,paguhem 25 mijë lek ora

Policia
Typography

Me pranga në duar dhe te corjentuar nga ajo cka ndodh ne nje salle gjyqi, dy te arrestuarit e vetem te ngarkeses se 136 kg kokaine kane zene vend ne kafzin e xhamit në pritje të vleresimit te masave te sigurimit.

Të përfaqësuar nga dy avokatët më të mire në vend, Maksim Haxhia dhe Petrit Serjani, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku do të ballafaqohen me provat e Prokurorisë.
Me kërkesesë të prokurorit, mediat janë lënë jashtë, me argumentimin se në këtë seancë do të paraqiten fakte, veprime teknike dhe konkrete të metodave se si është operuar nga oficerët e policisë gjyqesore, duke cuar në dëmtimin e hetimeve.
Por kërkesa e prokurorit, është kundërshtuar nga avokati Haxhia. Sipas tij, seanca e sotme është thjeshtë proceduriale dhe nuk është radha e provave që cënojnë sekretin herimor.
Klienti që unë mbrojë tha avokati Haxhia, nuk është as trafikant dhe as transportues droge, por një punëtorë që paguhet me 25 mijë lek.
Senaca vijon